Politike

SHBA-të festojnë sot Ditën e Pavarësisë! Uron politika shqiptare, Rama me dy festa, Meta: Të vendosur për të thelluar al

4 Korrik 2021, 07:47 Nga DOSJA
SHBA-të festojnë sot Ditën e Pavarësisë! Uron politika

SHBA– Amerika feston sot “4 korrikun”, ose e njohur ndryshe si Dita e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan ‘Deklaratën e Pavarësisë’, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Kjo ditë është festë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë. 4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarreve. 

Historia: Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson. Disa studiues konstitucionalë argumentojnë se amerikanët duhet të festojnë në të vërtetë më 2 korrik – dhe jo 4 korrik – për shkak të votimit historik.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si po festohet këtë vit?

Për shkak të lirimit gradual nga pandemia COVID19, ndryshe nga viti i shkuar kur festimet ishin minimale, këtë vit, në SHBA festa ka nisur. Por edhe në Shqipëri. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një pritje në ambientet e rezidencës amerikane ku kanë marrë pjesë krerët më të lartë të politikës shqiptarë. Është vënë re mungesa e kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit nuk ka harruar të uroj. Në ditën që i përkon me lindjen e tij, Rama shkroi në rrjetet sociale “Gëzuar Amerikë”. 

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 4 korrik pavaresia e shba 4 korrik pavaresia e shba

Sondazh

Poll