Politike

FOTOT/ Me dorën në zemër, Yuri Kim feston ditëlindjen e 245 të SHBA-ve, zotimi: Ta çojmë më para demokracinë

4 Korrik 2021, 07:46 Nga DOSJA
FOTOT/ Me dorën në zemër, Yuri Kim feston ditëlindjen e 245

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri feston sot ditëlindjen e 245 të SHBA-ve, në ditën e tyre të pavarësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ka shpërndarë pamje nga ceremonia që është zhvilluar në rezidencën ku qëndron Yuri Kim, ndërsa zotohet se vitin e ardhshëm të bëhet më shumë për demokracinë dhe biznesin. Në foto, Kim shihet teksa ka vendosur dorën në zemër.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS:

Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores Kim: https://bit.ly/3y8Yi3G

Lajmi kryesor: SHBA-të festojnë sot Ditën e Pavarësisë! Uron politika shqiptare, Rama me dy festa, Meta: Të vendosur për të thelluar aleancën tonë strategjike! (URIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 4 korrik 2021 pavaresia e shba yuri kim 4 korrik 2021 pavaresia e shba yuri kim

Sondazh

Poll