Politike

Edmond Budina sulmon ambasadorin: Soreca të shpallet non grata, ky diversant kërcen valle me pushtetarët. Ka bërë zullume,

3 Korrik 2021, 20:53 Nga DOSJA
Edmond Budina sulmon ambasadorin: Soreca të shpallet non grata, ky

TIRANË– Regjisori dhe aktori Edmond Budina ka sulmuar ambasadorin Luigi Soreca, të cilin e ka quajtur një diversant dhe ka kërkuar arrestimin e tij, disa ditë pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e akuzoi ambasadorin se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 Budina e cilësoi ambasadorin e BE një diversant që e ka sabotuar kauzën e teatrit dhe kërkoi që ambasadori të shpallet ‘non grata’.

“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë. Ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej cështja e Teatrit Kombëtar. Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne. Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të na akuzonte për shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona. Sepse aty padiskutim që është diskutuar për cështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë c’ka është biseduar atje. Nuk ka asnjë gjë publike, pastaj në fund të fundit, përse shkon ai në Gjykatën Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese nuk ka tagër për reformën në drejtësi, as nuk cakton se kush do të jenë dy vakancat e lira. Përse shkon ai ditën që gjykohet cështja e Teatrit kombëtar.

Mbrojtjen nuk e ka kërkuar prej nesh sepse ne nuk kërcënojmë njeri. z. Soreca duhet të ketë bërë zullume të tjera pa ka frikë. Ne nuk kërcënojmë njeri. Ne na kanë kërcënuar shantazhuar, ç’nuk na kanë bërë e megjithatë ja ku jemi, ne jemi këtu, ballëlartë, nuk kemi marrë asnjë copë tullë nga Shqipëria, as nuk kemi abuzuar. Z.Soreca le t’i gjejë ata që e kanë kërcënuar, le ta zgjidhë. Ka një gjë, ku ka ‘tym ka dhe zjarr’, thotë një shprehje. Ai një gjë e ka, është punë e tij në fakt e mua nuk më takon ta gjykoj, është e drejtë s’është e drejtë, janë punë që i takojnë atij, ne nuk kemi kërcënuar njeri. Ne të drejtën tonë e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë. Z. Soreca me ne nuk do ta kalojë kaq lehtë. Z.Soreca me ne do të përballet me komunitetin europian, do të përballet me SPAK, do ta denoncojmë z. Soreca për të gjithë veprimtarinë e tij për sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar. Që ditën e hënë ne do të vazhdojmë, luftën tonë dhe nuk dua të them gjëra të tjera, por z.Soreca ka ndërhyrë edhe në vende të tjera sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar që nuk dua t’i zbuloj këtu. Në nivele ndërkombëtare, por do t’i sqarojmë të gjitha një e nga një,”- tha Budina.

Më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka bërë një akuzë të fortë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në një prononcim për mediat, Adriana Kalaja ka denoncuar se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Soreca ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Në fjalën e saj, Kalaja ka bërë me dije se informacioni është siguruar nga mbështetës së Aleancës për Teatrin, duke pretenduar se së shpejti do të ketë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për të hetuar denoncimin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond budina luigi soreca edmond budina luigi soreca

Sondazh

Poll