Politike

‘Salih të fala nga Gjykata Supreme’/ Nuk u pranua apeli i Shkëlzen Berishës, reagon Braçe: Është historia e tmerrshme

3 Korrik 2021, 12:42 Nga DOSJA
‘Salih të fala nga Gjykata Supreme’/ Nuk u pranua apeli i

TIRANË– Gjykata e Lartë në Amerikë nuk ka pranuar dje apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec. Për këtë, ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili ironizon këtë vendim duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Miremengjes Salih! te fala nga Gjykata Supreme! Eshte ajo historia e tmerrshme e #GERDECIT ku u poqen te gjalle 26 shqiptare te mire, punetore krahu, burra, gra, femije, madje dhe femije ne bark te nenes; Ky tipi eshte yt bir besoj! Humbet edhe nje here! Vazhdo me gjyqe se dite me te mira do vijne”, shkruan Braçe.

Shkëlzen Berisha paditi zotin Guy Lawson dhe të pandehurit e tjerë në gjykatën federale në vitin 2017 për disa fragmente të shkurtra në librin e zotit Lawson, i cili përshkruan se si tre “djem drogaxhinj” nga Miami Beach siguruan një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Departamenti i Mbrojtjes në vitin 2006 për të furnizuar me municion ushtrinë afgane, dhe u përpoqën ta realizonin atë duke siguruar armë nga rezervat në Shqipëri.

Libri flet për marrëdhënie mes tyre dhe një mafie të lidhur me qeverinë shqiptare. Sipas librit, Shkëlzen Berisha ishte i pranishëm në një nga takimet, dhe ai përshkruhet me “flokë të errët, një mjekër të rrumbullakët dhe sy si peshkaqen” si edhe akuzohet si pjesë e aferës të korruptuar të tregtisë së armëve.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një çështje që sfidonte mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias nga akuzat për shpifje, por gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe vunë në dyshim mbrojtje të tilla të parashikuara në një vendim historik të vitit 1964.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace shkëlzen berisha erion brace shkëlzen berisha

Sondazh

Poll