Politike

“Shiko nga çfarë familjeje vjen”/ Shpalli të arrestuar dy ish-truprojat e Tahirit, Berisha risjell videon e Veliut: Pafyt

3 Korrik 2021, 17:46 Nga DOSJA
“Shiko nga çfarë familjeje vjen”/ Shpalli të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet për dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilët një ditë më parë u deklaruan të arrestuar nga policia, ndërkohë që ndodhen në Spanjë.

Në një status në Facebook, Berisha ka publikuar një video të vjetër të kryepolicit Ardi Veliu, i cili tregon një skenë filmi ku Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit  të dhunuar nga efektivët, mbanë një armë zjarri.

Krah kësaj videoje, ku Veliu dëgjohet duke thënë se pafytyrësia e tij nuk njeh kufij. Dhe kjo, referuar lajmeve për arrestimin e Hekuran Markut dhe Agustin Dedës, në kuadër të operacionit “Shpirti.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Pafytyrësia e narkodrejtorit të përgjithshëm të narkopolicisë nuk njeh kufinj! Ai mashtroi dhe pafytyrësisht qytetarët se ish-truproja e Saimir Drogës është arrestuar ndërkohë që ai është i lirë jashtë vendi. Ai ka peng Edvin drogën ndaj dhe mashtron një popull të tërë. Lexoni kroniken e mëposhtme të gazetarit dhe ndiqni videon kur akuzonte si bandit para komisionit te ligjeve nënën e 15 vjeçarit të keqtrajtuar shtazërisht nga narkobanditet e tij. Gënjeshtra e Ardi Veliut/ Policia e shpalli të arrestuar, ish-shoqëruesi i Tahirit telefonon gazetaren nga arratia

Ndërsa policia e ka shpallur të arrestuar ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë këtë version. Gazetarja shprehet se ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, Agustin Gega e ka telefonuar dhe i ka thënë se kundërshton akuzat ndaj tij nga ana e SPAK-ut. Lala shprehet se në lidhje me këtë rast, Ardi Veliu duhet të heqë kapelen, edhe sepse Hekuran Marku, një tjetër ish-pjesëtar i grupit të shoqërimit të ish-ministrit te Brendshëm është në arrati.

Deda dhe Marku janë vetë dy nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti”, i nisur që nga viti 2017 dhe akuzohen për trafik të narkotikëve.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Në mesin e tyre, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë. Dy ish-truprojat e Tahirit tashmë fshihen në Spanjë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ardi veliu operacioni shpirti sali berisha ardi veliu operacioni shpirti sali berisha

Sondazh

Poll