Aktualitet

U kap me kokainë në makinë, efektivi Elefterios Sullaj ‘qep gojën’ para gjykatës: E përdor për vete

3 Korrik 2021, 20:00 Nga DOSJA
U kap me kokainë në makinë, efektivi Elefterios Sullaj ‘qep

TIRANË– Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, që u kap dy ditë më parë me kokainë në makinë bashkë me dy persona të tjerë, nuk ka treguar asgjë para trupit gjykues.

I pranishëm në seancë ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, Sullaj tha se kokainën e përdorte për vete.

“E përdor për vete,”- ka thënë ai. Elefterios Sullaj, djali i ish-zv. drejtorit të policisë Tiranë, Pandeli Sullaj, u kap dy ditë më parë me kokainë në makinë. Sipas prokurorisë, hetimi ka nisur që në vitin 2019 dhe përgjimet kanë zbuluar se efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.

Bashkë me të ishin edhe Mikel Zhegu, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve e Eris Tafa, që akuzohet për veprën penale ‘largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit’.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterios sullaj eris tafa mikel zhegu elefterios sullaj eris tafa mikel zhegu

Sondazh

Poll