Aktualitet

Njëri tha se punonte në ndërtim! Zbulohet DESTINACIONI I FUNDIT i dy ish-truprojave të Tahirit, Marku dhe Deda janë fshehur

3 Korrik 2021, 16:04 Nga DOSJA
Njëri tha se punonte në ndërtim! Zbulohet DESTINACIONI I FUNDIT i

TIRANË– Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilët është prerë fletë-arresti në kuadër të operacionit ‘Shpirti” ndodhen në Spanjë. Mësohet se Marku dhe Deda janë laguar disa vite më parë nga Shqipëria dhe destinacioni i tyre i fundit ka qenë Spanja.

Dëshmia e të penduarve ka zbuluar se dy efektivët kanë qenë përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, që nga viti 2016. Mediat italiane shkruanin sot se në një pjesë të dëshmisë, të penduarit tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë.

SPAK i akuzon dy ish-truproja se kanë trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën me 1016 kilogramë kanabis, e cila u është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Këta dy të fundit janë arrestuar në Bari. Në dosje thuhet se dy ish-truprojat e Tahirit dyshohet se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Një ditë më parë, Agustin Deda ka mohuar të ketë lidhje me drogën. Disa orë pasi u pre fletë-arresti në emrin e tij, në një intervistë me gazetaren Klodiana Lala, Deda që njihet dhe me emrin Paul është shprehur se si ndodhet jashtë shtetit ku po punon në ndërtim për të siguruar para për familjen e tij, pasi siç shprehet, është edhe baba i një djali.

Deda dhe Marku janë vetë dy nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti”, i nisur që nga viti 2017 dhe akuzohen për trafik të narkotikëve.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku operacioni shpirti agustin deda hekuran marku operacioni shpirti

Sondazh

Poll