Aktualitet

EMRAT + DETAJE/ Prokurori Edmond Karriqi e pësoi pasi liroi katër të rinjtë e kapur me hashash, përgjimet dhe kamerat zbulu

3 Korrik 2021, 14:24 Nga DOSJA
EMRAT + DETAJE/ Prokurori Edmond Karriqi e pësoi pasi liroi katër

TIRANË– Prokurori i komanduar në krye të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi i cili tashmë është pas hekurave për korrupsion ka liruar katër të rinj që janë kapur me doza kanabisi, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri u vunë në pranga në vitin 2019 dhe u akuzuan për trafik të lëndëve narkotike.

Ata u lanë 15 ditë nën masën “arrest me burg”, pasi pritej akt-ekspertimi final dhe dosja e tyre u mor nga një prokuror që u shkarkua nga Vetting-u. më pas në detyrë erdhi Karriqi dhe këtu të afërmit e të rinjve të vënë në pranga, filluan tentativat me prokurorin në mënyrë që të arrestuarit të liroheshin.

Emrijan Beu dhe Dritan Dedja kanë arritur që ta bindin Karriqin dhe kanë komunikuar me Isuf Begën, Sekretar në Prokurorinë e Kavajës, i cili ka pasur dhe rolin e sekserit në këtë çështje, duke lënë dhe një takim. Një kamera sigurie në një qendër tregtare tregon se si Dritan Dedja u paraqit në një ‘pikë këmbimi valuator dhe këmbeu paratë që kishte në dollar, në dy mijë euro.

Pas këtij takimi, Dedja ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se pagesa u krye e se prokurori i kishte marrë paratë, kështu që i vëllai bashkë me tret ë tjerët, do të dilte sa më shpejt.

Sot, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në qeli prokurorin Edmond Karriqi, nën akuzë për korrupsion së bashku me sekretarin Isuf Gega. Emirjan Beu dhe Dritan Dedja janë lënë gjithshtu në burg, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë çështje.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet prokurori edmond karriqi dritan dedja edmond karriqi elidon koka emrijan beu eraldo braka ergis xherri isuf bega ramadan dedja arrestohet prokurori edmond karriqi dritan dedja edmond karriqi elidon koka emrijan beu eraldo braka ergis xherri isuf bega ramadan dedja

Sondazh

Poll