Aktualitet

Regjistrohen 8 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

3 Korrik 2021, 14:41 Nga DOSJA
Regjistrohen 8 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë

TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 55 raste active dhe 130 mijë e 23 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë. Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (3 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        8

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3036

Testime totale            815,335

Raste pozitive             132,534

Raste të shëruara       130,023

Raste Aktive                  55

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       12

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Berat             1

Fier              1

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll