Bota

Pista e trafikimit të drogës, policia greke hedh poshtë mediat britanike për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i s

3 Korrik 2021, 10:37 Nga DOSJA
Pista e trafikimit të drogës, policia greke hedh poshtë mediat

GREQI- Policia greke ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e raportuara sëfundmi në mediat britanike se Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos pasi ajo zbuloi se ai po merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Rua.gr shkruan se zëdhënësi i policisë greke, Apostolos Skrekas u shpreh se këto janë trillime dhe se për to nuk ka prova. Ai me tej, ‘sfidoi’ mediat britanike duke shtuar se nëse kanë prova, t’i paraqesin në mënyrë që ato të vlerësohen.  

”Trillim nuk ka të bëjë me shtetin. Kur ka prova ato vlerësohen nga autoritetet gjyqësore që dinë të bëjnë punën e tyre jashtëzakonisht mirë që në bashkëpunim më policinë do të hetojnë të gjitha mundësitë’ tha ai.

Ndërkohë që ditën e djeshme mediat britanike si Mirror, Dailymail dhe The Sun, publikuan një artikull, në të cilin shkruhej se Babis e vrau Carolinën, pasi ajo zbuloi trafikun e lëndëve narkotike që ai bënte me helikopter.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 06:21

ITALI– Mbrëmjen e djeshme Italia fitoi kundër Belgjikës duke e mposhtur me shifrat 2 me 1. Tashmë shteti fqinj ka kaluar në gjysmëfinalen në tokën e gjermanëve....