Bota

10 ditë para vrasjes, Babis mori 20 mijë euro nga vjehrra/ Detajet TRONDITËSE, ish-piloti kërkoi 2 mijë euro për transport

3 Korrik 2021, 10:25 Nga DOSJA
10 ditë para vrasjes, Babis mori 20 mijë euro nga vjehrra/ Detajet

GREQI– Detaje të reja të vrasjes së tmerrshme të Caroline nga burri i saj Babi Anagnostopoulos, po zbulohen dita ditës.

Avokati i nënës së Carolinës, ka zbuluar disa informacione të reja për ngjarjen e rëndë. Avokati i familjes së Caroline-s së vrarë, z. Thanasis Harmanis, zbuloi transaksionet financiare që vrasësi kishte me nënën e Caroline, Susan. Sipas avokatit ai jo vetëm që kërkoi 2200 euro për varrimin e Caroline, por edhe 2000 euro për transportin e trupit të viktimës në Alonissos.

Gjithashtu e ëma e Caroline pretendon se ajo i ka dhënë pilotit 32 vjeçar 20.000 euro 10 ditë para se ai të vraste vajzën e saj.

Duke iu përgjigjur me shkrim emisionit “Kalimera” të SKAI dhe Giorgos Avtias, Avokati vuri në dukje:

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regjia mahnitëse, talenti i pashembullt i aktrimit solli lot në sytë e njerëzve me ndjeshmëri. Përveç 2,200 euro për arkivolin, shtoni 2,000 euro për transportin e grumbullit në Alonissos! Gjithsej 4,200 euro. Sigurisht, nuk përmendet transferta bankare prej 30,000 eurosh ose 20,000 euro që ai mori në të holla së bashku me një ton mjaltë Alonissos dhe trumzë. Si dhe 1000 euro që ai merrte çdo muaj nga vjehrra e tij . Kjo është maja e ajsbergut.”.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 06:21

ITALI– Mbrëmjen e djeshme Italia fitoi kundër Belgjikës duke e mposhtur me shifrat 2 me 1. Tashmë shteti fqinj ka kaluar në gjysmëfinalen në tokën e gjermanëve....