Hoxhaj në Konventën e PDK-së: Thaçi e Veseli do të kthehen faqebardhë në Kosovë
3 Korrik 2021, 09:25Nga DOSJA
KOSOVË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një fjalim në Konventën e PDK-së, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Gazeta Ekspress shkruan se Hoxhaj në fjalimin e tij ka përmendur dy ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin si dhe Kadri Veselin, të cilët ndodhen në Hagë, ku akuzohen për krime lufte. Ai ka thënë se të dy këta do të kthehen faqebardhë në Kosovë, pasi lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”,tha Hoxhaj.
Më tej Hoxhaj u shpreh se PDK-ja ka lindur nga UÇK-ja si dhe nga burgjet e Serbisë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka lindur nga Ushtria Clirtimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohëta të Serbisë. Më vjen mirë që shoh figurat krijuese të Partisë, mirëpo më vjen mirë që shoh edhe të rinjë, të cilët PDK-në nuk e shohin si pjesë të historisë, por edhe si ndërtuese të së ardhmes”, shtoi Hoxhaj.
MEKSIKË– Një fenomen i pabesueshëm ka ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku është parë zjarr në mes të oqeanit.Kompania shtetërore e naftës e Meksikës tha se nj...
GREQI– Ishulli grek i Mykonosit është një prej ishujve më të bukur të Greqisë dhe vitet e fundit është bërë më i vizituari. Futbollistë, aktorë, këngëtarë dhe ...
Bota 3 Korrik 2021, 06:21
ITALI– Mbrëmjen e djeshme Italia fitoi kundër Belgjikës duke e mposhtur me shifrat 2 me 1. Tashmë shteti fqinj ka kaluar në gjysmëfinalen në tokën e gjermanëve....
KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konventën e dhjetë me radhë, ku është zgjedhur kryetari i ri i kësaj partie Memli Krasniqi.Konventa nisi në...
BE ka ndër standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve në botë. Por ka ende vend për përmirësime prandaj Komisioni Evropian (KE) synon ndalimin me ligj të ...
GREQI– Një sherr mes bandave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës. Për pasojë, konflikti ka përfunduar me vdekjen e një të riu.Mediat greke ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi të premten emërimet për disa poste në qeverinë amerikane, përfshirë personin që nëse miratohet në Senat, d...
SHBA- Numri i personave që kanë humbur jetën nga shembja e ndërtesës 12 katëshe më Miami ka shkuar në 20, ndërsa numri i personave që nuk janë gjetur ende ka sh...
IZRAEL- Mbi 1 milion vaksina nga Pfizer/BioNTech në Izrael kanë skaduar për shkak të mos përdorimit. The Guardian shkruan se kjo gjë ka ndodhur për shkak se Izr...