Aktualitet

I biri i dënuar si koka e grupit të drogës në Greqi/ Gjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare të nënës së tij në S

3 Korrik 2021, 08:04 Nga DOSJA
I biri i dënuar si koka e grupit të drogës në Greqi/ Gjykata

FIER– Nënës së Rando Hodollarit, i dënuar në Greqi për trafik droge i janë sekuestruar 100 mijë euro. Gjykata e Fierit vendosi sekuestro preventive për mbi tre llogari bankare me vlerë 100 mijë euro, në emër të Lumturi Çervenakut.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të hetimeve nisur për pastrim parash dhe sipas gjykatës, ka të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga Rando Hodollari në shtetin grek.

Njoftimi i Gjykatës së Fierit:

Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruarpër veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lumturi cervenaku rando hodollari lumturi cervenaku rando hodollari

Sondazh

Poll