Aktualitet

Operacioni ‘Shpirti’/ Policia shkon për ta arrestuar, ish-nënkomisari i Fierit hidhet nga kati i dytë i banesës, lëndoh

2 Korrik 2021, 08:39 Nga DOSJA
Operacioni ‘Shpirti’/ Policia shkon për ta arrestuar,

TIRANË– Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili është arrestuar nga SPAK ditën e sotme në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ ka tentuar që të arratisët.

Në momentin që SPAK ka shkuar që t’a arrestojë në banesën e tij, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.

Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

Operacioni i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. Arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh. Në mesin e personave të dyshuar janë 5 punonjës policie dhe 1 prokuror.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shpirti operacioni shpirti

Sondazh

Poll