Aktualitet

Iu lëshua urdhër arresti nga SPAK! Kush është Ilirjan Balla, mori çmim si i ‘dalluar’ nga Saimir Tahiri për punën në

2 Korrik 2021, 08:53 Nga DOSJA
Iu lëshua urdhër arresti nga SPAK! Kush është Ilirjan Balla,

TIRANË– Në kuadër të megaoperacionit ‘Shpirti’ është lëshuar dhe urdhër arresti për Ilirjan Balla, shefi i sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Balla është një nga zyrtarët e ndaluar në kuadrin e një operacioni ndërkombëtar kundër drogës.

Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, në kuadër të operacionit ‘shpirti” që është zhvilluar në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë, ku u godit rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Balla akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Po kush është Ilirjan Balla?

Ai është emrat që u promovua në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, në muajt e parë të periudhës, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Në tetor të 2013, Balla u emërua drejtor qarku në Kukës, ndërsa 12 drejtuesit e qarqeve, u larguan nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, me një vendim politik.  Balla ka mbajtur detyrat e zv.drejtor të Policisë Vlorë, për tu transferuar më pas me të njëjtën detyrë në Dibër.

Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri, në një ceremoni të posaçme, do t’i akordonte Ilirjan Ballës edhe çertifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Operacioni i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. Arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh. Në mesin e personave të dyshuar janë 5 punonjës policie dhe 1 prokuror.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan balla operacioni shpirti ilirjan balla operacioni shpirti

Sondazh

Poll