Aktualitet

Operacioni “Shpirti”/ Lidhet me kamera, mungon prokurori italian De Raho: S’marr dot pjesë se…

2 Korrik 2021, 08:51 Nga DOSJA
Operacioni “Shpirti”/ Lidhet me kamera, mungon prokurori italian De

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka drejtuar një konferencë për shtyp me homologë dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë dhe italianë pas finalizimit të operacionit “Shpirti”. Pasi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, Kraja ia ka kaluar fjalën kolegut, prokurorit të Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho. Ky i fundit tha se nuk mundi që të vinte në Shqipëri për faktin se kishte një takim të rëndësishëm.

PJESË NGA BISEDA: 

Arben Kraja, kreu i SPAK: Është kryer hetim i gjithanshëm. Është evidentuar gjithë zinxhiri nga prodhim, kultivimi deri tek transporti në Itali. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë operacion. Prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Kanë qenë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë informacion të vyer. Kemi ngritur akuza edhe për pastrim të parave. Para një viti ishim në Romë ku sqaruam fazën e parë të operacionit.

De Raho: Nuk marr dot pjesë personalisht pasi për pak vjen ministri francez i Drejtësisë. Falenderoj Arbven Krajën. Duhet nënvizuar se në këtë operacion që është në vazhdimësi të atij të disa muajve më parë. Edhe njëherë operacioni mes Italisë dhe Shqipërisë është intensiv dhe konstant. Sot, është arritur një objekt që tregon sesi bashkë zbulojmë mungesën e besnikërisë nga disa institucione.

LAJMI KRYESOR: “Të penduarit” shkatërruan grupin kriminal! SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, 10 të arrestuar më parë, mes tyre prokurorë e drejtues policie! Sekuestrohen miliona euro pasuri, “Shpirti” bën ‘namin’ në 4 shtete

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacion shpirti operacion shpirti

Sondazh

Poll