Aktualitet

Greqia hapi kufijtë, njoftimi për qytetarët: Çfarë duhet të keni parasysh kur të kaloni kufirin, drejtuesit e mjeteve t&#

2 Korrik 2021, 07:45 Nga DOSJA
Greqia hapi kufijtë, njoftimi për qytetarët: Çfarë

TIRANË– Greqia njoftoi ditën e djeshme hapjen e kufijve për shqiptarët që duan të udhëtojnë për arsye jo esenciale. Ndërkohë sot, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka dhënë detaje se cilat kategori mund të kalojnë dhe me çfarë duhet të jenë të pajisur udhëtarët.

Në njoftim bëhet e ditur se do të lejohet të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

NJOFTIMI I PIKËS KUFITARE TE KAPSHTICËS

Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr. Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kufiri me kapshticen kufiri me kapshticen

Sondazh

Poll