Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali! ‘Shpirti’ arreston ish-prokurorin Maksim Sota, të larguar nga vetingu
2 Korrik 2021, 07:07Nga DOSJA
TIRANË– Operacioni antidrogë ‘Shpirti’ i zhvilluar në 4 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, ka vënë në pranga disa persona me detyra të larta në vend.
Një prej tyre i arrestuar në Shqipëri, si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës dhe korrupsionit, është dhe prokurori Maksim Sota. Ky i fundit ka drejtuar për disa vite prokurorinë e Vlorës, ndërsa ka qenë dhe kandidat për të qenë pjesë e SPAK-ut. Sota, nuk ka mundur që të kalojë në fazën e parë të vettingut.
Sota e ka nisur detyrën në krye të të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010.
Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë. Gjatë intervistimit, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishme dhe ka thënë para Këshillit se mban përgjegjësi të plotë për dosjet që ka hetuar. “Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjegjësi maksimale për dosjet që kam pasur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në Gjykatë me vendime të formës së prerë”, ka deklaruar Sota.
Në kuadër të operacionit antidrogë Shqipëri-Itali janë vënë në pranga prokurorë, drejtues policisë si dhe zyrtarë të lartë publik. Nga 38 urdhër-arrestet, 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, 10 të arrestuar më herët.
TIRANË– “Peshq të mëdhenj” kanë rënë në rrjetën e megaoperacionit anti-drogë, i koduar “Shpirti”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të arrestuarve k...
TIRANË– Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar operacioni i përbashkët mes forcave të Policisë në disa vende të rajonit, Itali, Mal i Zi, ma...
TIRANË– Megaoperacioni ‘Shpirti’, i zhvilluar në Itali, Shqipëri, Spanjë dhe Mal të Zi, ka goditur grupet kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe k...
TIRANË– Dalin pamjet e aksionit anti-drogë në Itali dhe në Shqipëri. Siç duket nga pamjet, rojet bregdetare kanë ndjekur për disa orë në det një gom...
GREQI- “Mirë djema, ka mbaruar, unë po vij,”- kështu tha Christos Pappas kur u vu në prangat e Policisë greke mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohej për drejtimin e ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet ne vend. Dosja.al ka në faqe të parë megaoperacionin ‘Shpirti’ i cili është shtrirë në 4 ...
ITALI– Operacioni ndërkombëtar ”Shpirti” i shtrirë në disa shtete përfshirë Shqipërinë ka sekuestruar miliona euro pasuri duke lëshuar 38 urdhërarreste.Miliona ...
TIRANË– Mot i kthjellët do të mbizotërojë në vend deri në orët e pasdites, ku në zonat malore, kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë, do të ketë ka...