Aktualitet

Operacioni ‘Shpirti’ e fundosi! Kush është Festim Lelaj, emri i doli në hetimet antimafia, ish-nënkomisari i policisë F

2 Korrik 2021, 07:33 Nga DOSJA
Operacioni ‘Shpirti’ e fundosi! Kush është Festim Lelaj,

TIRANË– Operacioni ‘Shpirti’ i nxori emrin në dritë! Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit Festim Lelaj, dyshohet se është përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Lelaj, është proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis.

Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës u kap në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona.

Sipas prokurorisë në atë kohë, Lelaj ishte pjesë e zinxhirit policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie.

“Të penduarit” shkatërruan grupin kriminal! SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, 10 të arrestuar më parë, mes tyre prokurorë e drejtues policie! Sekuestrohen miliona euro pasuri, “Shpirti” bën ‘namin’ në 4 shtete

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festim lelaj operacioni shpirti festim lelaj operacioni shpirti

Sondazh

Poll