Aktualitet

Super-aksion në 4 vende! Kush është “shpirti” që nisi megaoperacionin anti-drogë, u ‘pritet fleta’ 38 personave 

2 Korrik 2021, 06:57 Nga DOSJA
Super-aksion në 4 vende! Kush është “shpirti” që

TIRANË– Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar operacioni i përbashkët mes forcave të Policisë në disa vende të rajonit, Itali, Mal i Zi, madje në Spanjë.

Aksioni ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa më parë) për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike. 

Ajo që bie në sy është edhe emri i çuditshëm i operacionit, i cili është koduar si: Shpirti! Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafies italiane të Barit. Gjatë dy operacioneve të mësipërme u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro prona, automjete e para cash.

LAJMI KRYESOR: “Të penduarit” shkatërruan grupin kriminal! SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, 10 të arrestuar më parë, mes tyre prokurorë e drejtues policie! Sekuestrohen miliona euro pasuri, “Shpirti” bën ‘namin’ në 4 shtete

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni antidroge operacioni shpirti megaoperacioni antidroge operacioni shpirti

Sondazh

Poll