Aktualitet

“Mirë djema, po vij”/ Si u arrestua Christos Pappas, themeluesi i Agimit të Artë fshihej tek e dashura ukrainase. Jeta si

2 Korrik 2021, 06:28 Nga DOSJA
“Mirë djema, po vij”/ Si u arrestua Christos Pappas, themeluesi

GREQI- “Mirë djema, ka mbaruar, unë po vij,”- kështu tha Christos Pappas kur u vu në prangat e Policisë greke mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohej për drejtimin e një organizate kriminale, Agimi i Artë.

60-vjeçari, themeluesi i Agimit të Artë, u vu në krahë teksa po konsumonte darkën e tij, ndërsa me të u arrestua edhe një grua ukrainase, e cila e strehonte në shtëpi. Irina Krusenitska, ishte kandidate për Komunën e Athinës.

Sipas mediave greke, thuhet se një telefonatë e gabuar ose një lëvizje në internet ishin ato që e tradhtuan dhe e dorëzuan tek Policia. Ai jetonte në apartament si një ujk i vetmuar pa asnjë kontakt me njerëzit, ndërsa ushqimet bliheshin nga e dashura e tij 52-vjeçare ukrainase. Aq i fiksuar ishte pas sigurisë saqë edhe grilat i mbante të mbylluara  hermetikisht. Madje as fqinjët nuk e kishin parë kurrë. 

“Agimi i Artë” u shpall organizatë kriminale nga Gjykata e Athinës, për krimet që anëtarët e saj kanë kryer, mes tyre edhe vrasjen e reperit Pavlos Fyssa. Mes të dënuarëve kanë qenë edhe 18 ish-deputetë të parlamentit grek. Ish-deputetët e shpallur fajtorë pritet që të dënohen nga 5 deri në 15 vjet burg, përveç Giorgos Roupatakis i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje por që aktualisht ndodhet në arrati.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet christos pappas christos pappas greqi arrestohet christos pappas christos pappas greqi

Sondazh

Poll