Aktualitet

Artan Hoxha: Grupet kriminale nuk e tradhëtuan pushtetin, e dinin që nuk do të kishte rotacion më 25 prill!

1 Korrik 2021, 20:43 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Grupet kriminale nuk e tradhëtuan pushtetin, e dinin që

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha deklaroi se grupet kriminale në Shqipëri besonin se nuk do të kishte rotacion në zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se për këtë arsye, grupet kriminale zgjodhën të mos e tradhëtonin qeverinë në pushtet, Partinë Socialiste dhe të qëndronin.

“Para zgjedhjeve unë lëviza në disa qytete të mëdha që kishin problematika të rënduar të krimit të organizuar. Zakonisht, kur ka rotacion pushteti të parët që tradhtojnë atë që bie nga pushteti është krimi i organizuar, ata e kanë nuhatjen një kilometër larg, që po bie apo po rrëzohet qeveria. Çuditërisht lëviza në Vlorë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër, dhe asnjë nga grupet e mëdha nuk po tradhtonin, por qëndronin.

Këta nuk besonin që do kishte rotacion edhe pse u dhanë dy-tre mesazhe për ata , ku Presidenti i Republikës u tha do të jem unë Ministër i Brendshëm pra ishte një lloj mesazhi për ata, po kështu edhe për Gazmend Bardhin u hap lajmi gjithandej se do ishte ai Ministri i Brendshëm, prandaj gjithë oficerët e policisë shkuan të gjithë në Elbasan, këto ishin mesazhe për t’iu thënë atyre që do ketë rotacion, sepse edhe opozita e kishte mësuar që qeveria kishte vendosur kontakte me grupet më të mëdha kriminale, por ata nuk tradhtuan, ata nuk tradhtuan sepse indikatori u thoshte atyre që nuk do të ketë rotacion dhe kështu ndodhi,”- tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll