Aktualitet

Artan Hoxha tregon ‘kapjen e madhe’ të SPAK: Totalisht banale, zbuloi trukimin e një ndeshjeje të kategorisë së tretë,

1 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
Artan Hoxha tregon ‘kapjen e madhe’ të SPAK: Totalisht banale,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një nga dosjet e ‘mëdha’ që është në duart e SPAK për momentin. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se një nga çështjet më banale që po trajton SPAK është trukimi i një ndeshjeje të kategorisë së tretë, ku lunate Selnica me Përmetin.

Unë po flas si një njeri që njoh nga brenda SPKA-un. Kam dhënë deklarime disa herë. SPAK-u ka 12 prokurorë shqiptarë që nuk kanë ardhur nga Hëna, as nga Marsi, kanë qenë këtu. Ka një BKH që ende nuk është formuar.

Është një institucion që ne e kemi mbushur me çështje banale, si rasti i fundit ku u arrestua trajneri i klub Përmetit dhe arbitri nga Delvina sepse kishin trukuar një ndeshje të kategorisë së tretë, Selenica me Përmetin. Dhe kjo u kap nga përgjimet e SPAK-ut. Kjo është,”– tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll