Aktualitet

Artan Hoxha: Behar Sofia u vra në vendin më të sigurtë në Shqipëri, u dha një mesazh

1 Korrik 2021, 19:26 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Behar Sofia u vra në vendin më të sigurtë

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha, më shumë se një atentat e ka komentuar si një mesazh vrasjen e Behar Sofisë, të njohur ndryshe si ‘Padroni i drogës’.

I ftuar në emisionin e “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Sofia jetonte pas qendrës tregatre pranë Piramidës së Tiranës, zonë të cilën e konsideroi si më të sigurtën në Shqipëri. Gazetari tha se aty ka shumë siguri dhe me vrasjen e Sofisë, u dha një mesazh.

“E di ku jetonte Behar Sofia? Behari jetonte në vendin më të sigurtë në Shqipëri…Ai jetonte aty pas qendrës tregtare, ku ka një siguri shumë të lartë. Janë banka, vetë qendra tregtare ka grupe të policisë private, por aty jetojnë edhe persona të tjerë që mbajën siguri të lartë. Më shuëm se një vrasje, u pa si një mesazh,”- tha Hoxha.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit teksa ecte në këmbë pranë Piramidës. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha behar sofia artan hoxha behar sofia

Sondazh

Poll