Aktualitet

I hoqi nga përdorimi, Danimarka dhuron 1 milion doza të AstraZenecës për Ballkanin Perëndimor: Do ndihmojmë partnerët tan

1 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
I hoqi nga përdorimi, Danimarka dhuron 1 milion doza të

DANIMARKË- Danimarka ka vendosur që të dhurojë 1 milion doza vaksinash nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryediplomati danez Jeppe Kofod me anë të një postimi në Twitter. Ai shkruan se vaksina do t’i dhurohen Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut si dhe Bonje & Herzegovinës.

Ai ka shkruar se vaksinat në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që Danimarka e ka hequr nga programi i vaksinimit vaksinën e AstraZenecës, për shkak të mpiksjeve të gjakut që ka shkaktuar kjo e fundit.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, e cila është e rëndë për komunitetet individuale dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë  që janë ngushtë me vaksinat”, tha ai.

???????????
Vores naboer på Balkan oplever en stor vaccinemangel, som både belaster de enkelte samfund og øger risikoen for nye udbrud, der kan sprede sig.

Glad for, at vi kan træde til og bistå vores nære samarbejdspartnere med vacciner.https://t.co/J2kxBCs7fB #dkpol #eudk

— Jeppe Kofod (@JeppeKofod) July 1, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet danimarka dhuron vaksina per ballkanin perendimor jeppe kofod danimarka dhuron vaksina per ballkanin perendimor jeppe kofod

Sondazh

Poll