Aktualitet

Artan Hoxha tregon për thirrjet në Prokurori: Kam shkuar me një këmbë, si çeçua…unë thoja keni të vrarë filan vend,

1 Korrik 2021, 19:47 Nga DOSJA
Artan Hoxha tregon për thirrjet në Prokurori: Kam shkuar me një

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ka kaluar një periudhë kur prokuroria e procedonte penalisht shumë herë pas denoncimeve që bënte në rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se në një rast madje (i referohet dy kushërinjve të vrarë në Malësinë e Madhe, Vilson Çutaj dhe Kement Pepaj), ka denoncuar për trupa e viktima, por policia nuk shkonte të tërhiqte të vrarët.

“Në atë kohë unë denoncoja shumë kanabis, të mbjella. T’ju tregoj një rast. Nuk kisha parë bimë më të madhe. Në atë kohë më procedonin shumë herë penalisht. Prokuroria. Dhe kam shkuar si çeçua, me një këmbë shkoja. Nuk më jepnin më as telefonat mbrapsht. Problemi i tyre nuk ishte tek parcelat por tek videot e mia. Unë denoncoja, u thoja janë vrarë njerëz, policia nuk vinte të merrte trupat. Pse nuk vinin thua ti? Se nuk korrnin dot ato të mbjellat…dhe ashtu doli, fiks siç u thashë unë, trupa ishin aty,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll