Politike

Kushtetuesja miratoi hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme, Rudina Hajdari: Gjykata na dha të drejtë, vendimi kuror

1 Korrik 2021, 13:07 Nga DOSJA
Kushtetuesja miratoi hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme,

TIRANË– Deputetja e opozitës parlamentar, Rudina Hajdari komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme pranimin e kërkesës së partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindjes Demokratike për rregullin e herësit. Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari tha se është një vendim në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ky vendim kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë së bashku me disa kolegë këtu, për hapjen e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare. Gjykata Kushtetuese dje na dha të drejtë ne, që thoshim se ndryshimet e Kodit Zgjedhor në minutën e fundit dhe duke futur atë pjesë të hiles që u pa fare qartë, herësin në kodin zgjedhor dhe njëherë i mbylli listat dhe ia dha ekskluzivisht në dorë kryetarit të partisë për të bërë listat e kandidatëve. Ndaj mendoj që ky vendim është tejet kurajoz, i drejtë dhe në dobi të fuqizimit të qytetarëve shqiptarë. Ne nuk duhet të jemi naivë. Ajo që bëj thirrje në legjislaturën tjetër, është që kur të ecni përpara mos shikoni partitë por vendin. Jepuani shqiptarëve demokracinë e munguar. Sa kam mundur në këto katër vite, kam bërë çfarë kam mundur për ta çuar këtë vizion përpara. Kam punuar për integrimin e vendit. Luftova dhe për hapjen e listave dhe ne ia dolëm, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kjo punë mbaroi me sukses. Do vazhdoj të punoj dhe nesër kur të mos jem këtu. Shqipëria është e para dhe më pas partitë me radhë. Boll me sherre, me konflikte, me korrupsion, me përdorim të njerëzve. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë majtas e djathtas duke debatuar pikëpamjet e kundërta dhe duke nxjerrë më të mirën që vendi të ecë përpara”, deklaroi Hajdari.

Lajmi Kryesor: Seanca e parafundit në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët mblidhen në sallë, prezantohen veprimtaritë vjetore, priten miratimet e akteve normative

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 1 korrik 2021 rudina hajdari seance plenare 1 korrik 2021

Sondazh

Poll