Politike

Vetëm 4 leje në Velipojë, Voltana Ademi: Nuk ka ndodhur kurrë që plazhi të mos i ketë të ndara hapësirat në 1 korrik

1 Korrik 2021, 12:20 Nga DOSJA
Vetëm 4 leje në Velipojë, Voltana Ademi: Nuk ka ndodhur

SHKODËR–  Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur mos dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave në plazh ka shkaktuar mosmarrëveshje mes subjekteve përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa policia vijon aksionin për lirimin hapësirave publike në plazhe nga shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse, kryebashkiakja akuzoi Ministrine e Turizmit dhe Agjencisë së Bregdetit, të cilat sipas saj kanë dështuar me procesin e ndarjes së stacioneve të plazhit. Për mediat, Ademi tha se nuk ka ndodhur që në 1 korrik plazhi të mos i ketë hapësirat e ndara.

Ndërkohë, shumë të tjerë janë në proces. Dikush në një miratim paraprak, dikujt i kërkohen një dokument shtesë. Ndërkohë që ministria nuk ka përfunduar, ashtu sikurse duhej ta kishte përfunduar para fillimit të sezonit turistik, ndarjen e stacioneve të plazhit për hapësirat që vetë ka miratuar. Ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë, pa përdorur presionin publik, pa dëmtuar imazhin publik. E para gjë që duhet të bëjmë, është që në bashkëpunim me pushtetin vendor, të marrin të gjithë informacionin që i duhet. Ne e dimë shumë mirë territorin, dimë shumë kush është në proces dhe kontratat janë firmosur me ministrinë”.

Po ashtu, kryebashkiakia u shpreh se duhet bashkëpunim midis pushtetit qendror dhe lokal, për të shmangur mosmarrëveshjet.

Mendoj që kjo ecejake që lidhet me vendimmarjen e pushtetit vendor, pastaj me zbatimet dhe kontrollet në pikun e verës nga drejtoritë, nga policia nuk është korrekte. Nuk është mënyra më e mirë për të vepruar. Të gjithë presin që të kenë kontratën, iu është premtuar përmes sistemit e-Albania. Duhet të mbarojë ky proces, të jetë i pakorruptueshëm. Duhej të bëhej në kohë, që të mos krijoheshin mosmarrëveshje te njerëzit dhe të jetë e njëkohshme për të gjithë. Bashkia e Shkodrës, do të informojë në çdo rast institucionet, ministrinë dhe agjencinë kombëtare të bregdetit”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike voltana ademi voltana ademi

Sondazh

Poll