Politike

VIDEO/ Mungesë dritash në Ksamil dhe Himarë, qeveria merr masat… Garantohet furnizimi me energji elektrike i Palasës,

1 Korrik 2021, 10:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Mungesë dritash në Ksamil dhe Himarë, qeveria merr

TIRANË- Qeveria i ka marrë të gjitha masat që sezoni turistik të ecë sa më mirë… të paktën në Palasë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot në Palasë, ku vizitoi nënstacionin elektrik dhe tha se janë marrë të gjitha masat që të ketë një mbulim sa më të mirë me energji.

“Furnizim i pandërprerë dhe me energji elektrike gjatë gjithë sezonit turistik
Ministrja Belinda Balluku në nënstacionin elektrik të Palasës, të cilit tashmë i kemi katërfishuar kapacitetet, si dhe janë ndërmarrë një sërë hapash për një mbulim sa më të mirë të gjithë bregdetit”,-njofton Rama në postimin e inspektimit të Ballukut.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion sesi do të jetë mbulimi me energji elektrike në zona të tjera në bregdet si Himara apo Ksamili që çdo vit përballen me mungesë të dritave, në Palasë, masat janë marrë. Kushdo që do të shkojë për të pushuar në një zonë private dhe elitare, mund të iki pa frikë sepse energji elektrike do të ketë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku edi rama energjia elektrike ne palase sezoni turistik 2021 belinda balluku edi rama energjia elektrike ne palase sezoni turistik 2021

Sondazh

Poll