Ka mbërritur varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu jep LAJMIN: Në laboratorë s’kemi verifikuar asnjë rast
1 Korrik 2021, 09:19Nga DOSJA
TIRANË– Ende nuk ka asnjë rast të variantit Delta i koronavirusit në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.
Por edhe pse nuk ka asnjë rast me variantin Delta, sipas ministres Manastiliu nuk duhet ulur vigjilenca pasi varianti është më i ashpër se ai normal i koronavirusit.
“Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve. Por ka një alert! Është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal,”- tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria?“Korean Broadcasting System“, një prej mediave më elitare të Koresë së Jug...
TIRANË– Korriku sapo ka hyrë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duket se kanë zgjedhur që të shkojnë në bregdet. Sot, Kuvendi është mbledhur sërish për...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Zvicrën, lidhur me projektin “Aftësi për...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të rinjtë e radhës që duan ti bashkohen qeverisë dhe planit për qeverisje në mandatin e tretë. Të rinjtë kanë b...
Gjykata Kushtetuese vendosi më 30.06.2021 shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën. Pika e shfuqizuar thekson: “Në...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e sotme plenare. Në nisje të seancës deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që të zgjaten minutat e fjalës për seci...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka deklaruar se zyrtari i DASH, Philip Reeker nuk ka kërkuar asnjëherë në mënyrë zyrtare që të zhvillojë një ta...