Politike

Ballkani Perëndimor pa roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik, ka bashkëpunim rajonal

1 Korrik 2021, 10:13 Nga DOSJA
Ballkani Perëndimor pa roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik, ka

TIRANË– Në Ballkanin Perëndimor nis sot zbatimi i komunikimit pa roaming dhe për ish minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati kjo tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Twitter.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani perendimor pa roaming ditmir bushati ballkani perendimor pa roaming ditmir bushati

Sondazh

Poll