Bota

Një vit nga miratimi Ligjit të Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong, ndryshon rrënjësisht jeta e qytetarëve

1 Korrik 2021, 08:35 Nga DOSJA
Një vit nga miratimi Ligjit të Sigurisë Kombëtare në

HONG KONG-Ligji i cili u prezantua nga Kina një vit më parë për Sigurinë Kombëtare në Hong Kong në përgjigjë të protestave masive pro-demokracisë që kishin përfshirë qyettin vitin e kaluar, ka ndryshuar rrënjësisht jetën e qytetarëve.

BBC raporton se ligji zvogëlon autonominë gjyqësore të Hong Kongut dhe e bën më të lehtë dënimin e demonstruesve dhe aktivistëve. Kriminalizon shkëputjen, përmbysjen dhe bashkëpunimin me forcat e huaja dhe mbart një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Që kur u miratua, më shumë se 100 njerëz, përfshirë protestuesit, nënpunësit civilë, politikanët pro-demokracisë dhe gazetarët, janë arrestuar sipas dispozitave të tij. Ndërkohë që shumë persona të tjerë e kanë mirëpritur ligjin siç janë biznesmenët apo ligjvenës.

Pekini këmbëngul se ligji është i nevojshëm për të sjellë stabilitet në qytet, por kritikët thonë se ai shkel parimin “një vend, dy sisteme”, sipas të cilit ish kolonia britanike iu kthye Kinës. Një gjë për të cilën bien dakord shumë persona nga Hong Kong, është se gjatë vitit që nga miratimi i ligjit, jeta ka ndryshuar rrënjësisht. 

Ky ligj u miratua më 30 qershor 2020 dhe e bën më të lehtë ndëshkimin e protestuesve dhe zvogëlon autonominë e qytetit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hong kong kina ligji per sigurine kombetare ne hong kong hong kong kina ligji per sigurine kombetare ne hong kong

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2021, 06:33

TURQI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi ku një prononcim për një emision i ka kushtuar qytetarit turk arrestimin dhe burgosje. Qytetari me iniciale E...