Bota

Shembja e pallatit në Miami/ Shkon në 18 numri i viktimave, 2 prej tyre fëmijë

1 Korrik 2021, 06:48 Nga DOSJA
Shembja e pallatit në Miami/ Shkon në 18 numri i viktimave, 2 prej

FLORIDA– 6trupa të tjerë janë gjendur pajetë nën rrënojat e pallatit të shembur rreth një javë më parë në Miami, duke e çuar numrin e viktimave në 18 persona. Reuters raporton se trupat e 4 prej tyre u nxorrën gjatë natës, ndërsa 2 të tjerë në mëngjes.

Fatkeqësisht 2 nga viktimat e nxjerra ishin të moshave 4 dhe 10 vjeç, gjë të cilën e konfirmoi kryetrja e bashkisë Miami, Daniella Levine Cava, gjatë një konference për shtyp.

“Humbja e fëmijëve është shumë e madhe për t’u përballuar. Komuniteti ynë, kombi ynë dhe bota të gjithë po vajtojnë me këto familje që kanë humbur të dashurit e tyre.”– tha Levine Cava. 

Zyrtarët thonë se ata mbajnë ende shpresë se ndonjë nga personat e zhdukur mund të gjenden të gjallë nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit përbëhen nga rreth 200 specialistë që punojnë tërë kohën në ndërrime 12-orëshe, me shumë personel, zjarrfikës, polici, inxhinierë, ekspertë të sigurisë mjedisore dhe të tjerë, që shërbejnë në role mbështetëse. 

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shembja e nderteses ne miami shembja e pallatit 12 katesh shembja e nderteses ne miami shembja e pallatit 12 katesh

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2021, 06:33

TURQI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi ku një prononcim për një emision i ka kushtuar qytetarit turk arrestimin dhe burgosje. Qytetari me iniciale E...