Bota

Ekzekutuan shqiptarin për borxhet e djemve të tij, arrestohen pas disa muajsh AUTORËT! ‘Soni’ nga Lezha shkoi të merrte

1 Korrik 2021, 07:16 Nga DOSJA
Ekzekutuan shqiptarin për borxhet e djemve të tij, arrestohen pas disa

GREQI– Autorët e vrasjes së Edmond Llangozit, 53-vjeçari i cili u ekzekutua janarin e kaluar para syve të fëmijëve të tij në sheshin e Agios Sostis në Neos Kosmos, janë vënë në pranga nga policia greke.

Një shqiptar dhe një grek, u dërguan në GADA dhe gjatë ekzaminimit të tyre ata pranuan krimin që kishin kryer. Një tjetër 31-vjeçar është në kërkim në të njëjtën çështje. Motivi i vrasjes ishin mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me djemtë e viktimës.

Autorët, dyshohen se kanë marrë pjesë dhe në një tjetër vrasje dhe rrëmbimi në tentativë kundër një 41-vjeçar. Kjo ngjarje ndodhi në Mars 2020 në plazhin Eden në Paleo Faliro.

Si ndodhi vrasja e shqiptarit? 

Borxhi prej 600 eurosh ishte nisma e gjithë konfliktit. Ditën e ngjarjes, më 11 janar, njëri prej djemtë e viktimës do t’i kthente shumën e parave personave që ua kishte marrë. Grupi i autorëve në fjalë drejtohej nga shqiptari me origjinë nga Lezha.

Autorët kishin lënë vendin e takimit përballë një kafeneje pranë shtëpisë së tyre. Dëshmitë e dy djemve të viktimës kanë ndihmuar hetuesit grekë për të qartësuar dinamikën e ngjarjes. Sapo njëri prej djemve ka shkuar për të dorëzuar paratë, njëri prej personave që shoqëronte autorin e dyshuar i ka zënë pritë duke e goditur dhe ofenduar.

Këtu ndërhyn edhe djali i dytë i Edmond Llangozit për të shuar debatin. Por në atë moment, është afruar me pistoletë në dorë 32 vjeçari shqiptar nga Lezha, i njohur si “Soni”. Ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Llangozi. Pikërisht në këtë moment, për të shpëtuar djemtë, Edmond Llangozi i del para autorit, por 32 vjeçari e qëllon për vdekje.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka qëlluar sërish me pistoletë ndaj dy vëllezërve Llangozi dhe nënës së tyre. Me plagë në trup mbetën edhe Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni edmond llangozi ekzekutohet shqiptari ne greqi edmond llangozi ekzekutohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2021, 06:33

TURQI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi ku një prononcim për një emision i ka kushtuar qytetarit turk arrestimin dhe burgosje. Qytetari me iniciale E...