Zhdukja e një turiste franceze në Greqi: Lëvizjet e fundit të Violetës para se të zhdukej nga faqja e dheut, sinjali i fun
GREQI– Viktima e një vepre penale apo e një aksidenti? Kjo pyetje po mundon autoritetet greke që po hetojnë zhdukjen e Violet Gigano, e cila ka humbur kontaktet me familjen prej 6 ditësh. Hera e fundit që ajo dha shenja jete ishte duke shkëmbyer mesazhe me nënën e saj ishte data 24 qershor, ku i tregonte me gëzim të madh se kishte mbërritur në Kretë.
Autoritetet po krehin zonën nga Paleochora në Elafoniss, ndërsa sipas informacioneve, gruaja fatkeqe kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Paleochora, në të cilën nuk shkoi kurrë edhe pse e kishte rezervuar për dy ditë, gjë që shqetëson autoritetet.
Fotoja e fundit që ajo postoi ishte nga Elafonisi, ku shkruante se kishte mbërritur pas tre orësh udhëtim. Por më pas thjeshtë u zhduk. Familja e saj së pari informoi autoritetet franceze pasi nuk mund të kontaktonin me të dhe më pas alarmi u dha edhe në Greqi.
29-vjeçarja duhet që të kthehej për në Francë më 28 qershor, por është zhdukur nga faqja e dheut. Sinjali” i fundit në celularin e saj tregoi se ajo ishte në Elafonissi. Përveç hetimeve që po kryejnë, autoritetet greke kanë shpërndarë edhe fletushka me karakteristikat e Giganos, e cila është 1.48 m e gjatë, ka flokë të zinj dhe sy blu.
Gjermani Tom Gregor, një burrë që jeton në zonë tha se e pa vajzën herët në mëngjesin e 24 qershorit, kur sapo ajo kishte parkuar makinën e saj. Për gjetjen e saj janë organizuar disa grupe në terren por nuk mungojnë as vëzhgimet nga ajri me dron, ndërsa në ndihmë të policëve është edhe një qen i stërvitur.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Çertifikata e vaksinimit hyn zyrtarisht sot në fuqi në vendet e BE/ Konfuzion në kalimin e personave, çdo shtet krijon rreg
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.&Cce...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA vendos: Ngritje të komisionit hetimor për sulmet ndaj Kapitolit
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për krijimin e një komisioni për të hetuar sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga qindra përkrahës të ish-Presidentit Tru...
TRAGJIKE! 21-vjeçari grek shkoi për pushime te kumbari, trupi i tij nxirret i pajetë nga rrënojat e ndërtesës në Miami
SHBA– Andreas Giannitsopoulos , një 21-vjeçar grek, u nxor i vdekur nga rrënojat e ndërtesës së rrënuar në Surfside, Florida. Giannitsopoulos, studenti i...
Sekretari i NATO-s sot vizitë në Kosovë, takime me Osmanin, Kurtin dhe selitën e KFOR
KOSOVË– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë prezent ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se në këtë vizitë ai do të shkojë në selin...
SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen marrëveshjes së Uashingtonit
Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marra në Uashington më 4 shtator 2020.“Shpresojmë që partnerët tanë të veproj...
‘Tmerri’ i pushuesve! Mijëra euro dhe bizhuteri, pikasnin familjet e pasura, çmontohet banda me 6 shqiptarë që tmerroi i
GREQI– Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë greke në ishullin e njohur të Mykonos. Të arrestuarit janë shqiptarë dhe akuzohen për disa vjedhje shtëpi...
Ndahet nga jeta ish-shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld! Ish- kandidat për postin e presidentit, SKANDALET dhe karriera e tij
Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojtjes si dhe konkurroi si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta në moshën 88-...
U dënuan me 12 vite, Kurti pas vendimit të Hagës për ish-krerët e ushtrisë serbe: Beogradi të kërkojë falje për gjenoc
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar vendimin e Hagës për dy ish-shefat e ushtrisë së Serbisë, të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë...
Lavrov: Bisedimet Rusi-SHBA për kontrollin e armëve mund të fillojnë në korrik
RUSI- Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Serge...