Bota

TRAGJIKE! 21-vjeçari grek shkoi për pushime te kumbari, trupi i tij nxirret i pajetë nga rrënojat e ndërtesës në Miami

1 Korrik 2021, 05:44 Nga DOSJA
TRAGJIKE! 21-vjeçari grek shkoi për pushime te kumbari, trupi i tij

SHBA– Andreas Giannitsopoulos , një 21-vjeçar grek, u nxor i vdekur nga rrënojat e ndërtesës së rrënuar në Surfside, Florida. Giannitsopoulos, studenti i ekonomisë në Universitetin Vanderbilt në Nashville, Tenesi, kishte shkuar në Miami për pushime dhe po qëndronte në apartamentin e kumbarit të tij.

Trupi i pajetë i 21-vjeçarit, u nxor ditën e djeshme.

Djali im ishte njeriu më i fortë që njoh dhe pjesa më e mirë e nënës sime. “Ai kishte kaq shumë ëndrra për të ardhmen e tij”, tha e ëma, Tina Giannitsopoulou , e shkatërruar , pas konfirmimit të vdekjes së tij.

Babai i tij, Costas Giannitsopoulos , 55 vjeç, duke folur për Wall Street Journal para se të gjendej trupi i tij, tha se ai ishte stresuar nga pritja për të ditur se ku ndodhej djali i tij. Përveç djalit, 55-vjeçari po kërkonte edhe kumbarin e fëmijës së tij dhe mikun e tyre të familjes.

21-vjeçari grek u zhduk që nga java e kaluar dhe të afërmit e tij shprehën shqetësimin e tyre përmes mediave sociale.

Gati një javë pas shembjes së një ndërtese apartamentesh në Miami, numri i të vdekurve është rritur në 18, përfshirë dy fëmijë , ndërsa më shumë se 140 njerëz janë ende të zhdukur dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar po zbehet me kalimin e orëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota - andreas giannitsopoulos shembet ndertesa ne miami - andreas giannitsopoulos shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll