Bota

‘Tmerri’ i pushuesve! Mijëra euro dhe bizhuteri, pikasnin familjet e pasura, çmontohet banda me 6 shqiptarë që tmerroi i

1 Korrik 2021, 05:21 Nga DOSJA
‘Tmerri’ i pushuesve! Mijëra euro dhe bizhuteri, pikasnin

GREQI– Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë greke në ishullin e njohur të Mykonos. Të arrestuarit janë shqiptarë dhe akuzohen për disa vjedhje shtëpish dhe vilash luksoze në Greqi. Operacioni nisi mbrëmjen e djeshme dhe deri tani ka çuar në arrestimin e gjashtë personave.

Shqiptarët kanë vjedhur mijëra euro dhe bizhuteri. Ata pikasnin mirë lëvizjet e pronarëve dhe i zgjidhin shtëpitë që do të vidhnin. Preja e bandës, sipas vlerësimeve të autoriteteve, arrin në dhjetëra mijëra euro.

Në orët në vijim, pritet që të dalin emrat e të arrestuarve dhe detaje të reja. Mbetet e panjohur nëse kishte bashkëpunëtorë të tjerë që shpëtuan, si dhe nëse Autoritetet arritën të identifikonin të gjitha goditjet e spirales.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen shqiptaret ne mykonos arrestohen shqiptaret ne mykonos

Sondazh

Poll