Bota

U dënuan me 12 vite, Kurti pas vendimit të Hagës për ish-krerët e ushtrisë serbe: Beogradi të kërkojë falje për gjenoc

30 Qershor 2021, 21:07 Nga DOSJA
U dënuan me 12 vite, Kurti pas vendimit të Hagës për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar vendimin e Hagës për dy ish-shefat e ushtrisë së Serbisë, të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë. Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se këta persona pas gjenocidit që kanë bërë në Bosnje & Herzegovinë, gjithashtu kanë sulmuar edhe Kosovën.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti.

Ai më poshtë shtoi se Serbia duhet që të pranojë gjenocidin që ka kryer në Kosovë, dhe të kërkojë falje, pasi është e vetmja mënyrë që të dy vendet të pajtohen.

“Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, shkroi Kurti.

These are the same persons whose structures after Bosnia committed genocide in Kosova.

Serbia today must face its past, accept the truth, apologize & distance itself from Milosevic’s Serbia.

Only then can reconciliation begin.

— Albin Kurti (@albinkurti) June 30, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll