Bota

Moti ekstrem në Kanada, Kryeministri Trudeau: Lutemi për njerëzit që kanë humbur jetën

30 Qershor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Moti ekstrem në Kanada, Kryeministri Trudeau: Lutemi për njerëzit

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau i ka shprehur ngushëllime të gjithë njerëzve që kanë vdekur nga vala e nxehtë që ka goditur vendin. BBC shkruan se Trudeau e ka quajtur këtë valë të nxehti si të padurueshme, duke shtuar se kjo është një shenjë për të adresuar ndryshimin e klimës.

“Mendimet tona janë me njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre nga nxehtësia. Është thjesht e padurueshme. Është e pamundur të jesh jashtë”, tha Trudeau.

Për të tretën ditë me radhë, në Kanada temperaturat kanë kapur shifrën 49.6 gradë celsius. Që nga dita e premte në Kanada mendohet se kanë vdekur rreth 130 persona për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota justin trudeau moti ekstrem ne kanada justin trudeau moti ekstrem ne kanada

Sondazh

Poll