Bota

Zhduket turistja franceze në Greqi, ambasada ngre ‘në këmbë’ vendin: Po injoroni fatin e saj prej gjashtë ditësh, s’

30 Qershor 2021, 20:48 Nga DOSJA
Zhduket turistja franceze në Greqi, ambasada ngre ‘në

GREQI– Një turiste franceze, 29 vjeçe ka vënë në alarm ambasadën e Francës në Greqi, pasi është zhdukur që nga 24 qershori. Mediat greke shkruajnë se ambasada franceze në Greqi lëshoi një njoftim emergjent për autoritetet në Greqi duke deklaruar se fati i turistet po injorohet pasi nuk ka asnjë informacion në lidhje me hetimet për zhdukjen e saj.

Turistja 29-vjeçare mbërriti në Kretë në zonën e Heraklion, më 21 qershor. Ajo mori një makinë me qira në mënyrë që të ishte në gjendje të lëvizte lirshëm dhe nisi pushimet. Por, prindërit e të resë lajmëruan Ministrinë e Jashtme të Francës më 26 qershor dhe dekalruan se nuk kishin pasur asnjë kontakt me vajzën prej dy ditësh.

Autoritet greke kanë nisur kërkimet por nuk ka ende asnjë shenjë prej saj. E vetmja gjë që është gjetur është makina e 26-vjeçares, brenda të cilës kishte një valixhe dhe një GPS (Lokalizator). Fotot e fundit të saj në rrjetet sociale e tregojën atë në Elafonisi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zhduket turistja franceze ne greqi zhduket turistja franceze ne greqi

Sondazh

Poll