Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Durrës, evakuohen familjarët

30 Qershor 2021, 21:11 Nga DOSJA
Shkrumbohet banesa në Durrës, evakuohen familjarët

DURRËS– Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në lagjen numër 13, pranë plazhit. Pas rënies së zjarrit e gjithë familja është evakuuar.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë Durrës:

Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne durres digjet shtepia ne durres

Sondazh

Poll