Aktualitet

U fut të freskohej, mbytet 74-vjeçari në një rezervuar në Tiranë

30 Qershor 2021, 21:04 Nga DOSJA
U fut të freskohej, mbytet 74-vjeçari në një rezervuar

TIRANË– Një 74-vjeçar me inicialet M.T., është mbytur në një rezervuar mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, në Prezë të Tiranës. 

Sipas familjarëve, 74-vjeçari është futur të freskohet në rezervuar, por nuk ka dalë dot më gjallë që aty. Nga veprimet paraprake që u bënë në trupin e 74-vjeçarit, nuk janë konstatusr shenja dhune, duke bërë të mendohet se gjithçka ka qenë aksidentale.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 74 vjecari ne tirane mbytet 74 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll