Aktualitet

Nuk ndalet masakra mjedisore në Durrës, plehrat digjen në mes të rrugës

30 Qershor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Nuk ndalet masakra mjedisore në Durrës, plehrat digjen në mes

DURRËS– Qyteti i Durrësit po përjeton një tjetër masakër mjedisore. Pamjet që po shikoni tregojnë plehrat që po digjen në mes të rrugës, kur kanë kaluar vetëm dy ditë pasi çështja e mbetjeve urbane mori një zgjidhje të përkohshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të këtij qyteti. Bashkia ka hedhur mbetjet në kanalet e ujërave të zeza që përshkojnë rrugët “Gjelbërimi” e “Azem Hajdari” dhe banorët kanë vendosur të djegin vetë mbeturinat.

Kjo gjë sjell ndotjen e rëndë të ambientit. Para dy ditësh, çështja e mbeturinave në Durrës mori zgjidhje. Pas një vit shërbim falas, kompania private ‘Integrated Energy’, ka shtuar dhe 17 ditë shërbime në menaxhimin e mbetjeve. Bashkia e Durrësit, ka kohë deri më 15 korrik.

(Fm/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres mbeturinat ne durres durres mbeturinat ne durres

Sondazh

Poll