Bota

Hoti për 100 ditët qeverisje të Kurtit: U karakterizua nga mashtrimi, premtimet e tij nuk kanë baza

30 Qershor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Hoti për 100 ditët qeverisje të Kurtit: U karakterizua nga

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka cilësuar 100 ditëshin e qeverisë Kurti si reflektim i popullarizmit dhe mashtrimit që Lëvizja Vetëvendosje ka proklamuar ndër vite. Në Klan Kosova, Hoti u shpreh se premtimet e Kurtit nuk bazohen në realitet dhe se nuk kanë vizion afatgjatë.

”Pamë ato të cilat shumë nga ne i kemi pritur, sepse kur e tërë kauza politike për të marrë mbështetje qytetare për vite me radhë, jo vetëm në zgjedhjet e fundit, bazohet në popullizma të cilat nuk çojnë askund përveçse krijojnë një perceptim të caktuar, por që nuk bazohen në realitet dhe nuk kanë vizion afatgjatë, atëherë është vetëm reflektim ose shpalosje e mashtrimeve publike që janë bërë në shumicën prej fushave dhe tash kur janë në qeverisje po përballen me ato,” tha ai.

Hoti më tej u shpreh se, Kurti pasi erdhi në pushtet ndryshoi mendin për të gjitha çështjet kryesore të vendit, duke përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë.

”Mashtroi në temat kryesore, në temën e dialogut ta zëmë, qëndrimi i tij vazhdimisht ka qenë se nuk e fillojmë dialogun pa kërkim falje, ka qenë se në javët e para të qeverisë së tij do të vendoset reciprociteti dhe asnjërën nga këto nuk i kemi. Pra ata ndërtuan një narrativë, por tash kur janë në qeverisje të vendit nuk e përcjellin atë rrugë, nuk i përmbushin ato premtime apo zotime që i kanë dhënë para qytetarëve”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu komentoi edhe takimin mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, ku tha se Kurti nuk shtroi në takim njohjen reciproke.

”Pavarësisht dallimeve që i kemi të gjithë pajtohemi që procesi i dialogut duhet të bëhet për njohje reciproke, por ky (Kurti) nuk e shtroi këtë temë, por erdhi me ide për marrëveshje të modelit të Lihtenshtajnit e Norvegjisë më Bashkimin Evropian, kjo nuk na hynë në punë, neve na duhet qartësi e plotë për dialogut, ashtu siç kemi bërë ne”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti avdullah hoti 100 ditet e para te qeverisjes kurti avdullah hoti

Sondazh

Poll