Bota

Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit si park kombëtar, Zaev: Këtë që kemi bërë në nuk e ka bërë asnjë qeveri më

30 Qershor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit si park kombëtar, Zaev:

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për ta shpallur malin e Sharrit si park kombëtar. Alsat.mk shkruan se Zaev është shprehur se me këtë vendim, Maqedonia e Veriut ka katër parqe kombëtare.  

“Me shpalljen e një pjese të Malit të Sharrit si zonë e mbrojtur në kategorinë II, pra si park kombëtar, vendi ynë merr parkun e katërt kombëtar dhe të parin që nga shpallja e pavarësisë, me të cilën sipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtura në niveli do të jetë 13.2% nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ai gjithashtu ka shtuar se në katër vitët e fundit janë marrë masa mbrojtëse për malin e Osogovës, Sharrit dhe Vodnos, si asnjë qeveri më para tyre. 

“Si asnjë qeveri tjetër, në 4 vitet e fundit kanë filluar iniciativa për mbrojtjen e Maleve të Osogovës, Malit Sharr dhe Vodnos”, theksoi ai.

Mali i Sharrit u shpall ditën e sotme park kombëtar nga Kuvendi maqedonas, pasi 66 deputet votuan pro shpaljes së malit si park kombëtar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mali i sharrit zoran zaev mali i sharrit zoran zaev

Sondazh

Poll