Bota

Kandidati për Kryetar të PDK-së: Brenda dy viteve Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare

30 Qershor 2021, 19:34 Nga DOSJA
Kandidati për Kryetar të PDK-së: Brenda dy viteve Kosova mund

KOSOVË- Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se brenda 2 viteve Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në emisionin “Pressing” në T7, Krasniqi foli edhe për zgjedhjet në PDK ku tha se ato nuk duhet që të ndikohen në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Ai u shpreh se mandati i kryetarit të PDK-së duhet të jetë 2 vite.

“Zgjedhja për kryetarin e PDK-së, nuk duhet të jetë e lidhur në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, sepse është një periudhë jashtëzakonisht e shkurt për të pasur një ndryshim rrënjësor.

Ky është një mandat 2 vjeçar, dhe unë besoj që bilanci i kryetarit të ri të PDK-së duhet të bëhet tash dy vite, e tash dy vite ne mund të kemi edhe zgjedhje tjetra, në fakt bindja ime e plotë është që në një moment të caktuar do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme zgjedhore dhe fokusi nuk duhet të jetë vetëm në zgjedhjet lokale”, tha Krasniqi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll