Bota

Shembja e ndërtesës në Miami, numri i të vdekurve shkon në 16, rreth 150 persona janë të humbur

30 Qershor 2021, 19:01 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesës në Miami, numri i të vdekurve shkon

SHBA- Numri i personave që kanë humbur jetën nga shembja e ndërtesës në Miami ka shkuar në 16 persona. BBC shkruan se trupat e 5 personave të pajetë janë gjetur ditën e sotme nën rrënojat e ndërtesës që u shkatërrua.

Ndërkohë që deri tani rreth 150 persona janë të zhdukur, ndërkohë që dita ditës shpresat për t’i gjetur të gjallë po shuhen. Ndërsa disa zyrtarë janë shprehur se për disa persona ekziston një shpresë që të kenë mbijetuar.

Deri tani ekipet e kërkim-shpëtimin po punojnë në turne 12-orëshe në mënyrë që të kenë mundësi të mbulojnë sa më shumë vend. Por gjithashtu në Miami pritet që të vijnë edhe ekipe të tjera nga bota, në mënyrë që të ndihmojnë në gjetjen e sa më shumë personave.

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shembet ndertesa ne miami shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll