Bota

Shitet në ankand makina “40-vjeçare” e princeshë Dianës, dhurata e fejesës nga Charles u vlerësua me 52 mijë dollarë

30 Qershor 2021, 12:04 Nga DOSJA
Shitet në ankand makina “40-vjeçare” e princeshë

BRITANI-Makina ‘Ford’ e princeshës Diana është shitur në një ankand për një shumë prej 52.000 paund.

Atë makinë ia dhuroi princi Charles në maj të vitit 1981, dy muaj para se ata të kurorëzoheshin në martesë. Makina i kaloi të gjitha pritshmëritë pasi fillimisht ajo u vlerësua rreth 30 mijë dollarë e me pas 40 mijë dollarë por vlera e saj u rrit në ankand.

“Fordi” u përdor gjatë kohës kur marrëdhënia e princeshës me Charles ishte në kulmin e lumturisë, ndaj për familjen mbretërore simbolizon një periudhë të rëndësishme nga e kaluara.

Kjo nuk është hera e parë që një automjet i princeshë Dianës shitet për një shumë që i kalon pritshmëritë, pasi “Audi” i saj u shit vitin e kaluar për 58 000 £.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota charles diana makina e princeshes diana charles diana makina e princeshes diana

Sondazh

Poll