Bota

Këshilltari shkencor i qeverisë franceze ngre alarmin: Do të kemi një valë të katërt

30 Qershor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Këshilltari shkencor i qeverisë franceze ngre alarmin: Do të kemi

FRANCË– Franca ka të ngjarë të ketë një valë të katërt të virusit, për shkak të një rigjallërimi të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Franceze, Prof Jean-François Delfraissy, këtë mëngjes.

Sipas Guardian, Delfraissy shtoi se përhapja e vaksinave do të ndihmonte në zbutjen e efektit të kësaj vale të re të virusit, për të cilën shumë ekspertë mjekësorë mendojnë se mund të godasë Francën deri në Shtator ose Tetor.

Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm në krahasim me më parë,” tha Delfraissy.

Epidemiologu francez, Arnaud Fontanet, i cili gjithashtu këshillon qeverinë për çështje shkencore, i tha një programi televiziv se ai gjithashtu priste që numrat e infeksionit Covid të Francës të rriteshin përsëri në shtator ose tetor.

(d.a/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arnaud fontanet jean-françois delfraissy koronavirusi ne france arnaud fontanet jean-françois delfraissy koronavirusi ne france

Sondazh

Poll