Bota

Nuk rri dot pa dhënë komente! Çfarë tha piloti Babis për ditarin e Caroline, kapet me mediat: Botoni gjëra të pavërteta!

30 Qershor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Nuk rri dot pa dhënë komente! Çfarë tha piloti Babis

ATHINË– Vrasësi i Caroline Crouch, Charalambos Anagnostopoulos, ka lëshuar një tjetër deklaratë nga burgu i Korydallos, ku edhe po pret për vendimin ndaj tij. Lidhur me dhënien e kujdestarisë të bijës së tij Lydia tek e ëma e viktimës, ai theksoi se ndihej i “lehtësuar”.

“Unë e di që nëna e Caroline e do shumë mbesën e saj dhe do të rritet siç duhet në Alonissos,”-tha ai pa dhënë komente të tjerë lidhur me ish-vjehrrën. Anagnostopoulos gjithashtu mohoi se ka udhëtuar ndonjëherë në Souda, ku pretendohej se kishte shkuar me një grua tjetër, ndërsa komentoi me dy fjalë edhe ditarin e gjetur në shtëpi. 

“Unë e konsideroj jo të besueshme sepse ju botoni gjëra të pavërteta. Nuk ka pasur ditar,”-e mbylli ai deklaratën. Në të njëjtën kohë, ai pretendon se ishte ai që pagoi paratë për varrimin e 20-vjeçares dhe jo familja e Caroline, siç u pretendua nga avokati i këtyre të fundit.

“Familja e Caroline nuk ka paguar për varrimin, por unë e kam paguar. Kam paguar për gjithçka,”- thotë ai.

Babai i të miturës, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni charalambos anagnostopoulos vrasja e caroline crouch charalambos anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll